prokuroria per te zbuluar nese dy vdekjet ne gjorce petrov kane lidhje fillimisht duhet te identifikohet autori 6ae0b172c5bd1

Prokuroria: Për të zbuluar nëse dy vdekjet në Gjorçe Petrov kanë lidhje, fillimisht duhet të identifikohet autori

October 27, 2026
1 minut lexim
pol 5

Dy persona janë gjetur të vdekur me shenja dhune në Shkup brenda pesë ditësh, por Prokuroria Publike ende nuk ka konstatuar nëse rastet kanë lidhje mes tyre.
Nga Prokuroria thonë se fillimisht duhet të zbulohet autori i rastit të parë, në mënyrë që të mund të hetohet nëse ekziston ndonjë lidhje mes dy ngjarjeve.
Rasti i fundit u raportua më 27 tetor, rreth orës 09:18, kur një grua gjeti të vdekur nënën e saj 76-vjeçare, në një shtëpi në rrugën “Gjurçin Kokale”, në Shkup. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen dhe shenja të dukshme dhune në trup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.
Ndërkaq, më 22 tetor, rreth orës 18:40, policia ishte njoftuar se një burrë 62-vjeçar ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjorçe Petrov. Edhe në trupin e tij ishin konstatuar shenja dhune dhe ishte urdhëruar obduksioni.
Portali “Skopje1” ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme informacione shtesë për rezultatet e obduksionit në rastin e parë, por deri në publikimin e lajmit nuk kishte marrë përgjigje.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndonjë lidhje mes dy rasteve, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave vazhdojnë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati serb kerkon llogari nga mediat qe i sherbyen vuciqit per 14 vjet cfare do te behet me ata qe genjyen 6ae0b11863abe
Lajmi i mëparshëm

​Avokati serb kërkon llogari nga mediat që i shërbyen Vuçiqit për 14 vjet: Çfarë do të bëhet me ata që gënjyen?

Të fundit nga

ShkoLartë