Prokuroria nisi hetim kundër një funksionari të Qeverisë së RMV-së dhe dy personave të tjerë

April 8, 2022
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim kundër një funksionari shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetasve të Kroacisë, njoftojnë nga Prokuroria Publike Themelore.

Funksionari i Qeverisë së RMV-së është i dyshuari i parë në rast pasi dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit të Kodit Penal duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë.

“Gjatë periudhës prej muajit prill 2021 deri në muajin janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i dyshuari i parë pa realizuar procedurë përkatëse për prokurim publik, ka arritur marrëveshje me shërbime konsulente me kompani ku qëllimshëm iu ka ndihmuar shtetasve kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për kompaninë kanë siguruar pasuri pronësore të kundërligjshme në vlerë prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të RMV-së. Vlerë që ishte më e madhe se 795.000 euro, gjegjësisht nga vlera e dakorduar për kryerjen e shërbimeve konsulente”, njoftojnë më tej nga PTHP-ja.

Për të dyshuarit PTHP NKO kërkon edhe shqiptim të masës së paraburgimit, pasi siç njoftojnë “vlerësojnë se ka rrezik real që të dyshuarit të arratisen, aq më tepër që dy të dyshuarit të tjerë janë shtetas të huaj”.

Gjithashtu ka rrezik edhe në ndikimin e hetimit dhe shkatërrimin e dëshmive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për herë të parë në tapetin e kuq bashkë! Pse Pete Davidson nuk pozoi krah Kim Kardashian?

Story i radhës

Ursula von der Leyen: Bullgaria të mundësojë hapjen e negociatave të BE-së me Shkupin

Të fundit nga

ShkoLartë