prokuroria kerkon paraburgim per 20 vjecarin nga tetova dyshohet per krime kibernetike dhe pornografi me femije 6ad117b019922

Prokuroria kërkon paraburgim për 20-vjeçarin nga Tetova, dyshohet për krime kibernetike dhe pornografi me fëmijë

October 15, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur hetimet ndaj një 20-vjeçari nga Reçica e Madhe, i dyshuar për disa vepra penale që lidhen me krimin kibernetik, keqpërdorimin e të dhënave personale dhe pornografinë me fëmijë.

Sipas Prokurorisë, i riu dyshohet se gjatë viteve 2025–2026 ka administruar një grup ilegal në Telegram, përmes të cilit ofronte mjete dhe programe për mashtrime financiare. Ai dyshohet gjithashtu se ka administruar faqe interneti të lidhura me platformën ilegale „OLVX“, ku shiteshin të dhëna të vjedhura dhe kredenciale për hyrje në llogari. Në këtë platformë janë ofruar mbi 1.500 të dhëna të vjedhura të qasjes, që u përkisnin personave fizikë dhe juridikë.

Gjatë kontrollit të urdhëruar nga gjykata, policia i ka sekuestruar dy telefona celularë. Në një dosje të fshehur në njërin prej tyre janë gjetur 29 video me përmbajtje eksplicite të akteve seksuale mes të rriturve dhe fëmijëve, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përveç veprave të tjera, 20-vjeçari dyshohet edhe për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë.

Duke vlerësuar rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që i dyshuari të vazhdojë kryerjen e veprave penale, prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së paraburgimit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri mickoski pret ne takim ambasadorin e sapoemeruar turk ne shkup 6ad11661e1c53
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Mickoski pret në takim ambasadorin e sapoemëruar turk në Shkup

ke per rastin e iva mihailoves brukseli nuk nderhyn ne ceshtjet dypaleshe 6ad11cba6e3b0
Lajmi i radhës

KE për rastin e Iva Mihailovës: Brukseli nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe

Të fundit nga

ShkoLartë