Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në vend, Alper Aktas, me ç’rast diskutuan për thellimin e marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve, transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mickoski tha se në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e partneritetit në fushat me interes të përbashkët.
“Maqedonia dhe Turqia kanë një miqësi të gjatë, të cilën vazhdojmë ta zhvillojmë përmes respektit të ndërsjellë, besimit dhe bashkëpunimit”, theksoi Mickoski.
Ai po ashtu theksoi rëndësinë e avancimin të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e partneritetit në fusha me interes të ndërsjellë.
Burimi: alfax.mk


