prokuroria kerkon paraburgim per 20 vjecarin nga recica shiste te dhena dhe materiale abuzive ne internet 6ad0fb8e687c6

Prokuroria kërkon paraburgim për 20 vjeçarin nga Reçica, shiste të dhëna dhe materiale abuzive në internet

October 15, 2026
1 minut lexim
prokuroria

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 20-vjeçari nga fshati Reçica e Madhe për disa vepra nga fusha e krimit kompjuterik.

Gjatë veprimeve parahetimore disamujore të koordinuara nga prokurori publik, u siguruan prova që tregojnë dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale – Mashtrim kompjuterik sipas nenit 251-b të Kodit Penal, pasi i dyshuari në periudhën nga viti 2025 deri në 2026 ka administruar një grup online të paligjshëm në aplikacionin e komunikimit „Telegram“, përmes të cilit ofronte shërbime dhe mjete softuerike për mashtrime të lidhura me kthimin e paligjshëm të mjeteve monetare. Përveç kësaj, ai dyshohet edhe për veprën penale – Keqpërdorim i të dhënave personale sipas nenit 149, të cilën e kryente si administrator i domeneve dhe faqeve të internetit të lidhura me platformën „OLVX“, e cila shërbente si treg i paligjshëm për shitjen e të dhënave digjitale të vjedhura, mjeteve softuerike dhe shërbimeve të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Përdoruesit kryesorë të platformës ishin kriminelë kibernetikë që blinin dhe shisnin të dhëna personale dhe kredenciale qasjeje për llogari përdoruesish, ndërsa gjatë funksionimit të platformës u ofruan mbi 1.500 të dhëna qasjeje të vjedhura të viktimave – personave fizikë dhe juridikë, informojnë nga PPT dhe shtojnë:

Bazuar në urdhrin për kontroll të siguruar nga gjykata me kërkesë të prokurorit publik, u krye kontroll te i dyshuari dhe u sekuestruan dy telefona celularë. Në një dosje të fshehur në njërin prej telefonave u konstatua se ai posedonte gjithsej 29 video me përmbajtje eksplicite të akteve seksuale midis personave të rritur dhe fëmijëve. Për këtë arsye, 20-vjeçari dyshohet edhe për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e pornografisë së fëmijëve sipas nenit 193-a të Kodit Penal.

Duke pasur parasysh se ekziston rreziku i padiskutueshëm i arratisjes së të dyshuarit, të cilit i ngarkohen disa vepra penale, si dhe për shkak të rrezikut që ai të vazhdojë të kryejë vepra penale, prokurori publik i dorëzoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit, thonë nga PPT.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia siguron 30 mije vaksina kunder gripit si huazim nga shqiperia permes unicef it 6ad0e47b13b46
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia siguron 30 mijë vaksina kundër gripit si huazim nga Shqipëria përmes UNICEF-it

Të fundit nga

ShkoLartë