Prokuroria ka siguruar video incizime nga vrasja në Çair

April 26, 2022
1 minut lexim

Prokuroria publike tha se mbrëmë prokurori publik kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes në Çair, ku një person ka vdekur dhe dy janë lënduar pasi janë qëlluar me armë automatike.
“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për grumbullimin dhe analizimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe urdhër për autopsi të të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar incizimet e video vëzhgimit të objekteve përreth”.
Incidenti është lajmëruar në polici në orën 21:40.
Nga MPB thonë se ekipet policore kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe po merren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Radari i policisë në çdo hap, dje janë gjobitur 842 shoferë

Story i radhës

Cassano: Interi po më bën përshtypje sepse nuk vuan

Të fundit nga

ShkoLartë