prokuroria eshte kryer kontroll ne vendin ku mbreme ndodhi aksidenti ne rrugen kercove gostivar 680360873fdd3

Prokuroria: Është kryer kontroll në vendin ku mbrëmë ndodhi aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar

April 19, 2025
1 minut lexim

Është kryer kontrolli në vendin e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën Kërçovë – Gostivar, ku kanë humbur jetën tre persona dhe tetë janë lënduar.

Prokuroria Publike e Shtetit sot në mëngjes ka njoftuar se nga vendi i aksidentit janë grumbulluar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion dhe është lëshuar urdhër për testim për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave tjera te të lënduarit.

“Me udhëzimet e prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera”, njofton Prokuroria Publike.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol dhe ishin të përfshira tri vetura.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

provokon jozi vjen ne kosove dhe viziton prekazin me plis ne koke 68035c4e65d91
Story i mëparshëm

“Provokon” Jozi: Vjen në Kosovë dhe viziton Prekazin me plis në kokë

pikat kufitare gjysme ore pritje per dalje nga vendi 6803609045e24
Story i radhës

Pikat kufitare, gjysmë ore pritje për dalje nga vendi

Të fundit nga

ShkoLartë