do jete fitorja me e bukur e ps se rama ne lushnje nis krijimi i industrise ushqimore 681b917329a53

“Do jetë fitorja më e bukur e PS-së”/ Rama në Lushnjë: Nis krijimi i industrisë ushqimore

May 7, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës zgjedhor në Lushnjë. Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te rëndësia e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në nisje të fjalës, Rama bëri një kujtesë për ish-deputetin socialist, Bashkim Fino.

“Do të doja shumë të kishte qenë këtu ish deputeti i Lushnjës, Bashkim Fino. Dua të besoj se po na shikon nga lart”,-tha Rama.

Rama u shpreh se votat, së bashku me ato të diasporës, do t’i japin Partisë Socialiste fitoren më të bukur.

Rama tha se për PS-në, fitorja është vetëm mjeti dhe jo qëllimi i garës zgjedhore.

Rama shtoi se në mandatin e katërt, synimi është ndërtimi i industrisë ushqimore.

“Ata që po i dërgojnë votat e tyre nga jashtë Shqipërisë, do të bëjnë të mundur që të dalë fitorja më e bukur e Partisë Socialiste. Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnjë dhe Divjakë.

Nuk jemi në një ndeshje sportive dhe fitorja nuk është qëllim në vetvete. Fitorja është vetëm mjeti. Falë punës e mbështetejes së shumicës dërrmuese të qytëtërëve, ka ndodhur një trasformimi i madh i këtij qarku dhe territoret ku shtrihen tokat pjellore dhe ku rrisim prodhimet dhe eksportet bujqësore.

Ia kemi dalë në shumë gjera. Por të jeni të bindur se kemi gjera të mëdha për të bërë së bashku.

Dua të besoj se ky mandat i katërt do jetë i rëndësishëm në Lushnjë, në një aspekt të veccantë, për krijimin e një industrie ushqimore dhe infrastrukture ku të gjitha ato që janë ndërtuar deri më sot do të shtohen si gjerdan rreth e rrotull këtyre dy bashkive”,-tha Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pershtypje e gabuar cilesia e sherbimeve juridike nuk varet nga cmimi 681b8c173e9f2
Story i mëparshëm

Përshtypje e gabuar, cilësia e shërbimeve juridike nuk varet nga çmimi!

kancelari gjerman falenderon osmanin dhe kurtin per urimin 681b9ad6b5948
Story i radhës

Kancelari gjerman falënderon Osmanin dhe Kurtin për urimin

Të fundit nga

ShkoLartë