Prokurorët nisin hetimet rreth vdekjes së një 27-vjeçari në Marsejë pasi u qëllua me predhë në trazira

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për vdekjen e një 27-vjeçari i cili u godit nga një predhë në kohën e trazirave të shtunën, tha të martën zyra e prokurorit të Marsejës.

Në të gjithë Francën për disa ditë pati trazira pas vrasjes së adoleshentit me origjinë afrikano-veriore, i cili u qëllua me armë nga policia gjatë një ndalimi trafiku.

Prokurorët thanë se shkaku i mundshëm i vdekjes në Marsejë ishte një goditje e dhunshme në gjoks nga një predhë “flash-ball” e përdorur nga policia, por nuk specifikuan se kush qëlloi ose kush e zotëronte armën, që çoi në arrest kardiak dhe vdekje të papritur.

Burri vdiq natën e 2 korrikut derisa Marseja ishte përfshirë nga trazira, por prokurorët thanë se nuk ishte e mundur të përcaktohej se ku ndodhej viktima kur u qëllua ose nëse kishte marrë pjesë në trazira.

Armët flash-ball janë projektuar për të qenë armë jovdekjeprurëse për kontrollin e trazirave që nuk depërtojnë në lëkurë, por përdorimi i tyre nga policia në Francë është i diskutueshëm pasi ato kanë çuar në humbjen e syve, lëndime në kokë dhe trauma të tjera.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Veprimet e Kurtit i krahasoi me të Millosheviqit/ Mushkolaj i reagon ashpër Muhaxherit: Arrogant dhe i papërgjegjshëm

Story i radhës

Nga pushimet, Angela Martini mahnit me pozën në bikini

Të fundit nga