Ashtu siç kishin paralajmëruar në komisionet parlamentare, studentët i kanë dërguar një letër Parlamentit të Shqipërisë që në seancën e së enjtes të kenë fjalën në foltore, pasi pritet të votohet projektligji që i detyron 5 vite të punojnë në atdhe pas mbarimit të fakultetit.
Studentët thonë se duan të artikulojnë se përse e kundërshtojnë këtë projektligj, që sipas tyre është antikushtetues. Edhe gjatë protestës së para sy javëve përpara Kuvendit, studentët kërkuan që të ishin pjesë e seancës, por s’u pranuan.
Nuk dihet ene se çfarë vendimi pritet të ndërmarrë administrata e Kuvendit lidhur këtë mungesë.
5 vite punë me detyrim, e më pas t’u jepet diploma, shihet si një masë nga qeveria për të frenuar emigrimin e bluzave të bardha, që vijon me shtimin e kuotave të pranimit të maturantëve që do të kërkojnë të jenë pjesë e këtij fakulteti.
Studentët nga ana tjetër kërkojnë që qeveria të anulojë projektligjin, ose në të kundërt kanë paralajmëruar bojkot total të vitit të ri akademik që nis në tetor.
Lënda: Kërkesë
Drejtuar: Kryetares së Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla
Për dijeni: Zëvënëdëskryetarëve Z. Agron Gjekmarkaj dhe Znj. Ermonela Felaj
Të nderuar,
Studentët e mjekësisë shprehin hapur kërkesën për t’u degjuar në parlament.
Jemi dëgjuar në dy komisione, te Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Si palë interesi kërkojmë që ditën e nesërme datë 20.07.2023 të përfshihemi në rendin e ditës, përpara procesit të votimit për miratimin e ligjit.
Duke shpresuar që kërkesa të merret parasysh, jemi në pritje të përgjigjes tuaj.