projektligji per sponsorizimet berisha fondet te ndahen ne menyre transparente permes bordeve profesioniste 6b08ae5c788d5

Projektligji për sponsorizimet, Berisha: Fondet të ndahen në mënyrë transparente, përmes bordeve profesioniste

November 27, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundërshtoi mënyrën e parashikuar për administrimin dhe shpërndarjen e fondeve në projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet, duke kërkuar transparencë dhe përfshirjen e bordeve profesioniste në këtë proces, raporton Atsh.

Gjatë diskutimeve sot në Kuvend, Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk është kundër sponsorizimit të sportit, kulturës dhe aktiviteteve artistike, por kundërshton një mekanizëm që, siç theksoi ai, nuk garanton ndarjen e drejtë dhe transparente të fondeve.

“Ne nuk jemi kundër sponsorizimeve, jemi absolutisht për sponsorizimin e sportit e të kulturës, të ngjarjeve, eventeve kulturore. Por kjo duhet bërë në mënyrë transparente, duhet bërë nëpërmjet bordeve profesioniste”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, fondet duhet të shpërndahen mbi bazën e performancës dhe prioriteteve të zhvillimit të sporteve dhe sektorëve të ndryshëm, dhe jo përmes marrëveshjeve që mund të krijojnë interesa të përbashkëta mes palëve.

“Ato duhet të ndahen jo duke ndarë paratë me sponsorizuesin, por mbi bazën e performancës, mbi bazën e drejtimit të zhvillimit të këtij apo atij sporti, të përparësisë së këtij apo atij sektori”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së e cilësoi të papranueshme mënyrën se si parashikohet administrimi i 30 milionë eurove për sponsorizime.

Berisha ritheksoi se mbështetja financiare për sportin dhe kulturën duhet të jetë e bazuar në kritere të qarta, me vendimmarrje profesionale dhe transparencë në përdorimin e fondeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pacolli diskuton me ambasadorin e be se per projektet mjedisore dhe financimin permes ipa s 6b08ae0075e74
Lajmi i mëparshëm

Pacolli diskuton me ambasadorin e BE-së për projektet mjedisore dhe financimin përmes IPA-s

parlamenti miraton perfundimisht ndalimin e burkes dhe nikabit ne shkolla gjoba deri ne 1000 euro 6b08ae98cca8c
Lajmi i radhës

Parlamenti miraton përfundimisht ndalimin e burkës dhe nikabit në shkolla, gjoba deri në 1,000 euro

Të fundit nga

ShkoLartë