parlamenti miraton perfundimisht ndalimin e burkes dhe nikabit ne shkolla gjoba deri ne 1000 euro 6b08ae98cca8c

Parlamenti miraton përfundimisht ndalimin e burkës dhe nikabit në shkolla, gjoba deri në 1,000 euro

November 27, 2026
min lexim

Ligji që ndalon mbajtjen e veshjeve që mbulojnë fytyrën, si burka dhe nikabi, në shkollat italiane ka hyrë menjëherë në fuqi, pasi Parlamenti i Italisë dha sot miratimin përfundimtar, raporton Atsh.

Dhoma e Deputetëve në Romë e miratoi projektligjin me shumicë votash.

Në favor të ndryshimit ligjor, të propozuar nga qeveria e kryeministres së djathtë, Giorgia Meloni, votuan 142 deputetë, ndërsa 112 votuan kundër.

Dhoma e Lartë e Parlamentit, Senati, e kishte miratuar më herët, paketën e re ligjore për arsimin.

Meloni, e cila drejton koalicionin me tri parti të djathta dhe konservatore, e njoftoi ndalimin e mbulimit të fytyrës menjëherë pas pushimeve verore.

Fillimisht, masa ishte vendosur nga Këshilli i Ministrave përmes një dekreti, i cili tashmë zëvendësohet nga ligji i miratuar nga Parlamenti.

Përveç ndalimit të mbulimit të fytyrës, ligji parashikon edhe kufizime për regjistrimin e nxënësve të huaj, që nuk zotërojnë mjaftueshëm gjuhën italiane.

Duke nisur nga viti shkollor 2027-2028, në klasat e para të të gjitha niveleve të arsimit, do të zbatohet një kufi prej 30% për fëmijët e huaj, që nuk kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës italiane.

Kjo masë do të zbatohet për fëmijët që nuk kanë shtetësi italiane, nuk kanë lindur në Itali dhe nuk kanë ndjekur një kopsht italian, për të paktën dy vjet.

Në shkollat e mesme, nxënësit do të përjashtohen nga ky kufizim nëse kanë ndjekur shkollat italiane për të paktën tre vjet.

Gjithashtu, prindërve do t’u kërkohet të mësojnë gjuhën italiane.

Meloni përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Giorgia Meloni është në krye të qeverisë prej katër vitesh, më gjatë se çdo kryeministër tjetër italian në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministrja 49-vjeçare erdhi në pushtet duke premtuar një politikë të ashpër ndaj emigracionit.

Zgjedhjet e përgjithshme në Itali pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas sondazheve, Meloni dhe partia e saj, “Fratelli d’Italia” (Vëllezërit e Italisë), kryesojnë në mbështetjen elektorale.

Ndalimi i mbulimit të fytyrës vlen për të gjithë territorin e shkollës, dhe jo vetëm për ambientet e klasave. Shkelësit e ligjit mund të gjobiten deri në 1,000 euro.

Megjithatë, ndalimi nuk prek shamitë tradicionale që mbulojnë flokët, por e lënë fytyrën të zbuluar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

projektligji per sponsorizimet berisha fondet te ndahen ne menyre transparente permes bordeve profesioniste 6b08ae5c788d5
Lajmi i mëparshëm

Projektligji për sponsorizimet, Berisha: Fondet të ndahen në mënyrë transparente, përmes bordeve profesioniste

rihanna ndan momente te embla me femijet e saj 6b08aeed69234
Lajmi i radhës

Rihanna ndan momente të ëmbla me fëmijët e saj

Të fundit nga

ShkoLartë