kamera ne cdo polic viktimat e dhunes do te mund te deshmojne live 6b08d51f592e5

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

November 27, 2026
1 minut lexim
kameraaa

Policët në Maqedoninë e Veriut deri në mesin e vitit 2027 do të pajisen me kamera trupore, ndërsa viktimat e dhunës në familje do të mund të raportojnë rastet përmes videolidhjes me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK). Këto dy projekte i paralajmëroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Sipas tij, kamerat trupore do të transmetojnë drejtpërdrejt pamjet në qendrat komanduese, do të mundësojnë përkthim në më shumë se 40 gjuhë dhe do të përdorin inteligjencën artificiale për identifikimin e fakteve të caktuara.

Projekti tashmë po testohet në Veles, ndërsa deri në mesin e vitit 2027 pritet të zbatohet në të gjithë vendin. Toshkovski paralajmëroi pasoja për policët që nuk do t’i përdorin kamerat gjatë intervenimeve.

Ndërkaq, viktimat e dhunës në familje, derisa presin ardhjen e policisë, do të mund të realizojnë videotelefonatë përmes celularit dhe të dokumentojnë gjendjen në vendngjarje. Pamjet e regjistruara, sipas ministrit, do të mund të përdoren si dëshmi në procedurat penale.

Toshkovski i cilësoi këto projekte si ndryshime të rëndësishme për rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foto punonjes te nqp se kapen duke vjedhur nafte ne garazhet e ndermarrjes ne gjorce petrov 6b08d4aa882f8
Lajmi i mëparshëm

FOTO/ Punonjës të NQP-së kapen duke vjedhur naftë në garazhet e ndërmarrjes në Gjorçe Petrov!

Të fundit nga

Rihanna ndan momente të ëmbla me fëmijët e saj

Rihanna ka ndarë momente të veçanta nga prapaskenat e realizimit të fushatës festive të markës së saj Fenty, duke sjellë për ndjekësit pamje të ëmbla në shoqërinë e fëmijëve të saj. Këngëtarja
ShkoLartë