kodi i ri i procedures penale gogu konsultimi vijon javen e ardhshme me median dhe shoqerine civile 6b08ca8070d62

Kodi i ri i Procedurës Penale, Gogu: Konsultimi vijon javën e ardhshme me median dhe shoqërinë civile

November 27, 2026
1 minut lexim

Procesi i konsultimit për projektligjin e ri të Kodit të Procedurës Penale vijon edhe pas përfundimit të afatit zyrtar më 28 tetor, ndërsa javën e ardhshme Ministria e Drejtësisë do të zhvillojë takimin e fundit me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile, raporton Atsh.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu bëri të ditur se gjatë konsultimeve janë marrë mendime nga aktorë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë, përfshirë gjyqtarë, prokurorë, SPAK-un, avokatë, ekspertë dhe qytetarë.

“Në 30 shtator e nxorëm projektligjin për konsultim publik. Në 28 tetor e mbyllëm afatin zyrtar, por konsultimi vazhdon dhe puna nuk ka mbaruar ende”, deklaroi Gogu.

Ai theksoi se projektligji është hartuar edhe me ekspertët e Këshillit të Evropës dhe i është dërguar Komisionit Evropian. Sipas ministrit, dokumenti ka marrë edhe kritika, të cilat po shqyrtohen dhe adresohen gjatë procesit.

“Dhe pikërisht për këtë shërben konsultimi, jo për të thënë se i kemi dëgjuar të gjithë”, u shpreh Gogu.

Ministri bëri të ditur se përpara se projektligji të marrë formën përfundimtare, mbeten edhe disa hapa, duke nisur me takimin e javës së ardhshme me median dhe shoqërinë civile.

“Do të kryejmë edhe konsultimin e fundit”, tha ai, duke nënvizuar se çdo propozim i shqyrtuar do të marrë përgjigje dhe raporti i konsultimit do të bëhet publik.

Pas përfundimit të këtij procesi, projektligji do t’i nënshtrohet vendimmarrjes në qeveri dhe më pas do të shqyrtohet nga Kuvendi.

Gogu theksoi se Kodi i ri i Procedurës Penale duhet të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve dhe garantimit të mjeteve ligjore për institucionet që hetojnë veprimtarinë kriminale.

“Një Kod i Procedurës Penale duhet të bëjë dy punë njëkohësisht, nga njëra anë të mbrojë të drejtat e qytetarit dhe nga ana tjetër t’u japë institucioneve mjetet ligjore për të hetuar krimin. Asnjëra më e fortë se tjetra”, përfundoi ministri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja te liqeni i smillkoves arrestohet nje person 6b08b971c8cf1
Lajmi i mëparshëm

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, arrestohet një person

kos 2027 ta mund te jete viti i shqiperise ne rrugen drejt be se 6b08ca83a3200
Lajmi i radhës

Kos: 2027-ta mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Të fundit nga

Rihanna ndan momente të ëmbla me fëmijët e saj

Rihanna ka ndarë momente të veçanta nga prapaskenat e realizimit të fushatës festive të markës së saj Fenty, duke sjellë për ndjekësit pamje të ëmbla në shoqërinë e fëmijëve të saj. Këngëtarja
ShkoLartë