projekti per pushtetin lokal vetem tre komuna moren 50 mije euro nder to edhe cairi 67d3097570f7e

Projekti për pushtetin lokal – Vetëm tre komuna morën 50 mijë euro, ndër to edhe Çairi

March 13, 2025
1 minut lexim

Njëmbëdhjetë komuna fituan grante në kuadër të projektit “Përforcimi i këshillave komunalë për zbatimin e projekteve”, shkruan Alsat.

Deri në 50 mijë dollarë morën vetëm tre komuna, mes tyre edhe komuna e Çairit.

“Njëmbëdhjetë vetëqeverisje lokale aplikuan dhe fituan më shumë se 15 grante që shpresoj se në periudhën që vijon, përmes mbështetjes së pushtetit qendror dhe ndihmës së donatorëve të huaj, se këto projekte do ta shohin dritën dhe do të mundësojnë që komunat të bëhen vende më cilësore për jetesë”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Vetëqeverisjes lokale.

Ambasadorja e Suedisë tha se gjatë 3 viteve të fundit, Suedia e kanë rritur mbështetjen për vendin për 100 për qind. Ajo pret që do të shihen rezultate konkrete.

“Këto janë projekte kyçe infrastrukturore për komunat, siç janë rrugë, ura, kanalizime dhe të ngjashme, efektet e të cilave do të ndjehen së shpejti”, tha Ami Larson Xhein, Ambasadore e Suedisë.

Kreu i Çairit tha se me këtë grant parashihet vendosja e pompave të ngrohjes nëpër shkollat fillore.

“Vlera maksimale që është mundur të merret nga ky grant është 50 mijë dollarë, ashtuqë komuna jonë është fituese, apo komuna e vetme shqiptare.. 11:06 pas efikasitetit energjetik, gjithashtu pas vendosjes së fotovoltaikëve nëpër shkolla, kuptohet që tash edhe vendosja e pompave të ngrohjes do të zcvogëlojë dukshëm harxhimet nëpër shkollat fillore dhe në atë mënyrë do të kemi mundësi të kontribuojmë në ambientin jetësorë, të jetë më i pastër…”, u shpreh Visar Ganiu, Kryetar i komunës së Çairit.

Tetë komunat e tjera kanë marrë grante deri në 20 mijë dollarë. Kjo është thirrja e dytë publike e kësaj natyre, ndërsa në fazën e parë ishin zgjedhur 13 komuna. Në kuadër të këtij projekti paralajmërohet edhe një thirrje e tretë. / Alsat.mk

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

laerti per gjestin nuk ka cfare te beje me ne shtepi 67d3054379277
Story i mëparshëm

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

rritet numri i personave te prekur me grip ne maqedonine e veriut 67d3097995422
Story i radhës

Rritet numri i personave të prekur me grip në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë