rritet numri i personave te prekur me grip ne maqedonine e veriut 67d3097995422

Rritet numri i personave të prekur me grip në Maqedoninë e Veriut

March 13, 2025
1 minut lexim

Instituti i Shëndetit Publik njofton se nga data 3 deri më 9 mars, janë raportuar 2347 raste me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, 8,6 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Numri i rasteve të raportuara këtë javë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar është rritur me 5.5 herë. Nga ISH gjithashtu njoftojnë se është regjistruar një rast me vdekje.

“Bëhet fjalë për një person 82-vjeçar nga Shkupi, i cili është shtruar në Spitalin e Shtipit. Personi i vdekur u konstatua se kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit sezonal. Personi i vdekur është konfirmuar laboratorikisht se ka influencën A(H3)”, sqaron Instituti.

Ndërsa nga të rastet e fundit, për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1454 persona janë të moshës 15-64 vjeç. 516 janë fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç, 198 persona mbi 65 vjeç dhe 179 janë fëmijë nën moshën katër vjeç.

“Rastet janë raportuar në 29 qendra të shëndetit publik, Shkup – 931, Manastir – 202, Kumanovë – 176, Strumicë – 112, Tetovë – 105, ndërsa në pjesën tjetër numri i rasteve është më pak ose i barabartë me njëqind”, sqaron ISHP.

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin – është 22.291, tregojnë të dhënat

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

projekti per pushtetin lokal vetem tre komuna moren 50 mije euro nder to edhe cairi 67d3097570f7e
Story i mëparshëm

Projekti për pushtetin lokal – Vetëm tre komuna morën 50 mijë euro, ndër to edhe Çairi

Story i radhës

A do të kalojë Ligji për branitellat?

Të fundit nga

ShkoLartë