Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë: Shqipëria rrezikon të përfundojë në arbitrazh

December 9, 2022
1 minut lexim

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ka komentuar ditën e sotme projektin e Portit të Durrësit. Ai theksoi se nga kontrata e parashikuar humbasin të gjitha kontratat aktuale të nënshkruara duke rritur rrezikun që Shqipëria të humbasë para në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit.

Ai u shpreh në News 24, se shitja e apartamenteve i ngjan skemave piramidale ku njerëzit investojë para për një objekt që akoma nuk është ndërtuar. Nga ana tjetër ai e cilësoi këtë një përpjekje për të bindur opinionin publik për rëndësinë që ka ky projekt.

“Është shqetësues fakti që ligjet e porositura devijojnë fonde të rëndësishme buxhetore. Agjencitë ligjzbatuese për shkak të kontrollit politik nuk përmbushin detyrimet e tyre., Nuk besoj se korrupsioni luftohet me një apo dy zyrtarë të lartë në pranga. Luftohet duke vendosur në strukturat drejtuese të vendit njerëz me integritet.

Pa marrë përgjegjësi për votën, taksë, një kërkesë llogarie që ushqehet nga taksat e qytetarëve kjo situatë nuk mund të ndryshohet.

Unë e kam të vështirë të flas për të mirat e një projekti të kësaj natyre për sa kohë nuk ka një studim fizibiliteti se çfarë fiton ekonomia shqiptare. Humbet Portin e Durrësit. Humbet kontratat që janë aktualisht dhe mund të përfundojnë në arbitrazh. Porti i Durrësit është një port 2 mijë vjeçar. Kapaciteti i portit është rritur. Ka Akoma potencial për t’u shfrytëzuar. Shitja e apartamenteve, më kujtohen kohën e firmave piramidale.

Më ngjan si një përpjekje për të bindur opinionin për dobinë që ka. Ideatorët dhe përfituesit e kësaj afere janë në garë për shkak se mund të ketë edhe zhvillime të tjera që mund ta pengojnë të ecin më tej. Duke përfshirë ndikimin e Gjykatës Kushtetuese apo elementë që lidhen me sigurinë financiare”, deklaroi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kombëtarja e Portugalisë e pakënaqur me Ronaldon

Story i radhës

Këshillon dietologia e njohur: Si të shmangni helmimet nga ushqimet natën e Viti të Ri

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë