Projektet fashiste serbo-ruse nuk do të lejohen të realizohen

October 9, 2022
1 minut lexim

Duket se bota perëndimore është më e vendosur që ta përfundojë dialogun shumëvjeçar të Kosovës me Serbinë.

E kemi së fundi propozimin e Francës dhe të Gjermanisë, të cilat shtete i kanë bërë presion Serbisë të Vuçiqit, që mos të lobojë kundër inkuadrimit të Kosovës në organizmat e ndryshëm të Evropës, dhe se Kosova duhet të jetë pjesë e OKB-së. Këtë e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë Vuçiq në një deklarim. Në anën tjetër Amerika po e shton praninë e vet në Kosovë. Po vijnë edhe 300 ushtarë nga Ilionisi. Prandaj, porosia për Serbinë është e qartë. Evropa dhe Amerika pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, janë shumë më të vendosura që t’i finalizojnë bisedimet Kosovë- Serbi, me një qasje shumë më ndryshe, në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Kjo qasje e re duket se shumë e ka shqetësuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili e pranoi se shumë të vogla janë gjasat që Serbia mund të veprojë ndryshe. Ulja në dy karrige e Serbisë, po i bëhet asaj barrë gjithnjë e më e rëndë, e i cili shtet u rendit në anën e agresionit rus në Ukrainë.

Ngjashmëritë e Rusisë dhe Serbisë janë në angazhimet e tyre për të rikrijuar, e para ish-Bashkimin Sovjetik, kurse e dyta Serbinë e Madhe, përmes ideve të botës ruse dhe botës serbe. Këto projekte të gjithë rusët në një shtet dhe të gjithë serbët në një shtet, janë treguar në të kaluarën si humbëse për rusët dhe serbët, dhe do të tregojë edhe tash se këto projekte fashiste nuk do të lejohen të realizohen nga bota demokratike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga 1 dhjetori me masë të posaçme të ndihmohen prodhuesit e bukës, vajit dhe produkteve tjera themelore

Story i radhës

Melinda Ademi blen veturë të re “Audi”, me vlerë prej mijëra eurosh

Të fundit nga

ShkoLartë