Profil/ Kush ishte Fidel Castro

October 31, 2022
1 minut lexim

Fidel Castro ishte një hero për të idealistët e majtët në botë dhe në të njëjtën kohë një diktator gjakatar për armiqtë e tij. Për thuajse 60 vjet ai ishte figura themelore vendit të vogël ishullor.

Castro përmbysi qeverinë e vendit të tij në vitin 1959, në revolucionin e famshëm komunist. Për shumë nga mbështetësit e tij ai u ktheu Kubën njerëzve, por kritikët e cilësojnë një shtypës të frymës opozitare e të drejtave të njeriut, i cili ekzekutoi dhe burgosi disa nga kundërshtarët e tij politikë dhe median e lirë.

Pavarësisht embargos mbi 50-vjeçare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara, regjimi i Fidel Castros arriti të mbijetojë.

Mbi liderin kubanez u ngrit një mit pavdekshmërie, pasi arriti t’u mbijetojë më shumë se 600 atentateve të konfirmuara, pjesa më e madhe e tyre nga CIA.

Nëse të mbijetuarit nga një atentat do të ishte një sport olimpik, unë do të fitoja medaljen e artë, shprehej ai. Fidel Castro ka kaluar 10 presidentë amerikanë gjatë udhëheqjes së tij.

Fidel Kastro ishte pushtetari më jetëgjatë, jo mbret, i shekullit të 20-të. Në vitin 2006 ai ia kaloi pushtetin vëllait të tij Raul, pasi u diagnostikua me një sëmundje në sistemin intestinal (zorrët). Ai vdiq në moshën 90-vjeçare  më 25 nëntor 2016, rreth orës 22:29 minuta.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inflacioni në eurozonë arrin në 10,7 për qind në tetor

Story i radhës

Zëdhënësi i DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë