Profesori amerikan: Jo çdo ministër i jashtëm mund të hyjë në zyrën e sekretarit Blinken

1 minut lexim

“Jo çdo ministër i jashtëm mund të hyjë në zyrën e Sekretarit Blinken. Bujar Osmani arriti të hyjë dhe kjo është shprehje e respektit nga Amerika dhe administrata e Bidenit për vendin tuaj”. Kështu është deklaruar në intervistën e dhënë për TV21, njohësi i politikës së Ballkanit, profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph.

Joseph ka vlerësuar edhe Dialogun Strategjik në mes SHBA dhe RMV, iniciatori i së cilës ishte kryediplomati Bujar Osmani. Sipas profesorit amerikan ky dialog strategjik është shumë i rëndësishëm. Zbatohet simbolikisht dhe praktikisht.

“I rëndësishëm në kohën e sotme, kur kërcënimi rus është i madh. Është me rëndësi të kemi kujdesin e SHBA-së në fusha konkrete të bashkëpunimit me të cilat ndërtohet raporti me Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa njerëz kanë më shumë vapë sesa të tjerët

Story i radhës

Ten Hag shtyn CR7 të largohet nga United, projektohet rikthimi në Itali

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,