Profesorët universitar në protestë,kërkojnë rroga më të larta!

Pakënaqësi për pagat në universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup sot nëpërmjet protestës shprehën profesorët dhe anëtarë të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të këtij universiteti.

Profesorë, anëtarë të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Universitetit Kirili dhe Metodi në Shkup, përmes protestës kanë shprehur pakënaqësinë për përkeqësimin e gjendjes me pagat për stafin e Universitetit, raporton KlanMacedonia.

Autonomia pa paga dinjitoze është një iluzion – kanë thënë profesorët universitar, duke shtuar se UKM-ja me ve dekada është lënë pasdore nga të gjitha qeveritë.

“Ne jemi në këtë betejë për më shumë se dy vjet. Paralajmërojmë se gjendja me pagat e profesorëve është alarmante, por kërkojmë edhe rritje të pagave të stafit joakademik . Vëmë re se qëndrimi i shtetit ndaj universitetit më të vjetër është injorues, kjo është arsyeja që u mblodhëm para platosë së Shën Kirilt dhe Metodit për të shprehur revoltën tonë”, tha profesor Ristov, kryetar i sindikatës së UKM-Së.

Ristovi njoftoi se kërkesat e profesorëve nuk janë vetëm për paga më të larta por edhe për sigurimin e mjeteve për punë kërkimore dhe shkencore.

“Tashmë po marrim njoftime për rritje pagash, por kjo rritje duhet të kishte ndodhur dy vite më parë, sepse inflacioni do ta bëjë disi të padukshme rritjen e pagave. Nga ana tjetër, rritja e pagave i referohet vetëm stafit pedagogjik dhe jo administratës, gjë që mendojmë se është e gabuar. Ne jemi sindikatë solidariteti dhe kërkesat tona vlejnë edhe për stafin joakademik” – deklaroi Ristov.

Ai siguroi se protesta nuk do të reflektohet në seancën e provimeve të qershorit, por nuk përjashtoi mundësinë e një proteste masive nëse nuk plotësohen kërkesat e profesorëve.

Përndryshe, me marrëveshjen kolektive të kërkruar nga profesorët e këtij universiteti, thuhet që pagat e profesorëve duhet të rriten në formë sistematike ne afat prej 4 vitesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MF: Me modelin e ri të masave antikrizë mbetemi të përkushtuar në rrugën e mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë dhe konsolidimit fiskal

Story i radhës

Deklaratë interesante selektorit zviceran për Xherdan Shaqirin!

Të fundit nga