Deklaratë interesante selektorit zviceran për Xherdan Shaqirin!

Mbrëmjen e së enjtes (sonte, 20.45), Zvicra takohet me Çekinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve A. 
Dy emra të mëdhenj do të mungojnë në njëmbëdhjetëshen startuese të Kombëtares së Zvicrës, shkruan “20min”.

Xherdan Shaqiri më në fund është me kombëtaren që nga dita e martë. Ylli i Chicagos ka qenë në ndeshje në kampionatin amerikan (MLS) të dielën mbrëma, një avari aeroplani më pas e vonoi edhe më tej udhëtimin e tij në Zvicër.

Në fund, 30-vjeçari nuk ishte më në gjendje të shkonte në Bad Ragaz, por bëri vetëm një ndalesë të shkurtër në aeroportin e Zurich-ut përpara se të hipte në fluturimin e ekipit kombëtar për në Pragë të martën në mbrëmje.

Përderisa bashkëlojtarët e tij prej gjashtë ditësh po përgatiten së bashku për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, Shaqiri ka pasur një seancë stërvitore para ndeshjes hapëse kundër Republikës Çeke.

“Prandaj nuk do të kishte kuptim ta sillnim Xherdanin që në fillim”, thotë Murat Yakin.

“Nëse ai është në formë dhe gati, unë mund ta sjell gjithmonë. Por ai fillimisht do të ulet në stol kundër Republikës Çeke”, tha selektori i Zvicrës Murat Yakin.
Po kush duhet ta zëvendësojë Shaqirin ndaj çekëve? Është e mundur që Murat Yakin të hedhë në fund të sapoardhurin, Mattia Bottani.

Megjithatë, selektori i kombëtares bën me dije se shumë lojtarëve do t’u jepet mundësia për të treguar veten.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Profesorët universitar në protestë,kërkojnë rroga më të larta!

Story i radhës

Ahmeti dhe Grubi kryejnë homazhe në nderim të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Të fundit nga