Plagjiatura dhe plagjiatorët duhet të ndëshkohen me rreptësinë më të madhe të LIGJIT!
Kohen e fundit është aktualizuar me të drejtë plagjiatura e ca profesorëve universitar.
Të gjithë ata profesorë, të cilido fakultet të universiteteve publike apo kolegjeve private në Kosovë, të cilët akuzohen për plagjiaturë , nuk e kanë vendin në fakultete, duhet të largohen nga aty urgjentisht për tu marrë me punë tjera.
Situata bëhet edhe më e neveritshme kur dihet se ca profesor, të cilët akuzohen për plagjiaturë janë edhe deputetë të parlamentit të Kosovës, nuk dihet si ndihen kur flasin për ca anomali me të cilat ballafaqohen qytetarët, e vetë të akuzohen për hajni shkencore.
Profesorët e tillë kërkohet që të largohen përfundimisht nga fakultetet dhe masat ndaj tyre duhet të jenë shumë më rigoroze se gjer më tani, në mënyrë që të mbrohet shkenca dhe arsimi nga hajnitë e paskrupullta të dijes në fakultetet tona, të cilët për interesa të tyre banale janë në gjendje ta komprometojnë cilësinë e arsimit dhe nivelin e shkencës në vendin tonë.