Si duket e kanë „trurin e peshkut“ edhe pse thonë, jemi të arsimuar!
Lexoni për pakë kohë, postimet e shkruara të „profesorëve“ me trurin e peshkut dhe do bindeni për „aftësitë“ e tyre.
Në politikë apo me politikën, merren profesorët me diplomë dhe madje, janë edhe zyrtar ligjvënës; që kanë të drejtën të nxjerrin, apo të vendosin ligje në legjislativ.
Profesorët/sha-(t) me trurin e peshkut, të ulur në karriget e Parlamentit dhe asambletë komunale, fatkeqësisht dhe mjerisht në t‘gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ata dhe ato me aftësi të kufizuara, të pakta në tru, kur lexojnë gabojnë dhe e kanë të pamundur, madje ndoshta janë të „detyruar“ të gabojnë, çdoherë edhe kur shkruajnë.
Me profesorët dhe profesoreshat analfabet, adoleshent në asmbletë komunale dhe në Parlament, jemi në gjendje të mjerë, tash e 23 vjet.
Asnjë popull, s‘ka mundur të krijoj shtet stabil, me analfabet.