Gjatë pikut të pandemisë së Covid-19, disa kompania teknologjike panë fitime rekord për shkak të boom-it të punës dhe shkollës nga shtëpia. Megjithatë me ngritjen e madhe, erdhi një rënie drastike dhe të njëjtat kompani sot kanë teprica të mëdha produktesh, kryesisht çipesh.
Në 2020-ën, pati një kërkesë masive për pajisje elektronike që se kemi parë më parë. Për shkak të izolimit dhe masave kufizuese për shkak të Covid-19, punonjësit dhe studentët u detyruan të punonin nga shtëpia.
Jo të gjithë kishin pajisjet e nevojshme dhe kjo nxiti një boom kërkese. Ndërsa kufizimit filluan të hiqen gradualisht, nevoja për këto produkte ra. Shumë CEO nga prodhues të ndryshëm çipesh kanë diskutuar situatën që po kalojnë.
CEO-t e Intel dhe AMD kanë zbuluar problemet me të cilat po përballen kompanitë e tyre. Në Tetor Pat Gelsinger tha se ishte e vështirë të shikonte lajme të mira në horizont. Intel raportoi 15% rënie të shitjeve dhe 59% rënie të fitimeve në tre mujorin e tretë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021.
AMD ka vuajtur gjithashtu duke mos arritur pritshmëritë e platformës AM5. Kompania po shet çipe shumë më pak ndërsa ka reduktuar prodhimin e tyre për të zvogëluar stokun.
Jo vetëm kompanitë që prodhojnë komponentë për kompjuterë po hasin probleme. Qualcomm, prodhuesi i çipeve Snapdragon për smartfonët reduktoi pritshmëritë.
Pavarësisht kësaj situate, ekzekutivët e industrisë së çipeve presin dyfishim të shitjeve në deri në 2030-ën. /PCWorld Albanian