Prodhuesi turk i dronëve Bayraktar: Së shpejti do të kemi një zgjidhje për “kamikazët” iranianë në Ukrainë

October 31, 2022
1 minut lexim

Prodhuesi turk i dronëve Baykar njoftoi se kompania së shpejti do të ketë një zgjidhje që duhet të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër dronëve iranianë “kamikaze” me të cilët ushtria ruse kreu sulme në infrastrukturën kritike në Ukrainë.

Në një intervistë për agjencinë gjermane DPA, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Haluk Bayraktar, tha se inxhinierët punojnë çdo ditë për të përmirësuar dronët e prodhimit turk.

“Së shpejti, dronët tanë Bayraktar TB2 dhe Akinci do të kenë raketa ajër-ajër, jo vetëm për të synuar dronët, por edhe aviacionin e tjerë. Testimi është duke u zhvilluar”, tha Bayraktar gjatë panairit të armatimit në Stamboll, raporton dailysabah.
Gjatë këtij panairi u nënshkrua një kontratë mes kompanive Baykar dhe Roketsan për integrimin e raketës së mbrojtjes kundërajrore Sungur për të luftuar mjetet ajrore pa pilot.

“Sungur është një municion i provuar, veçanërisht kundër objektivave në lëvizje si helikopterët dhe dronët. Përdorimi i municioneve si ajër-ajër nga dronët tanë do të ndryshojë situatën në terren”, tha Murat Ikinci, drejtor i Roketsan.

Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të dronëve kamikaze iraniane, drejtori i Baykar deklaroi se kompania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

“Në çdo rast, ne duhet të jemi gati me kundërmasa. Ne mbështesim plotësisht Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit të saj. Dronët kamikaze janë të ngadaltë, të zhurmshëm dhe të vendosur në lartësi të ulëta, gjë që i bën ata objektiva të lehtë”, deklaroi Bayraktar.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse lakmia na lë të varfër?

Story i radhës

Moti me diell do të vazhdojë edhe gjatë pesë ditëshit të parë të muajit nëntor

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë