Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të avancuara TSMC ka ndërprerë shitjet për kompanitë Kineze

November 11, 2024
1 minut lexim

Raportohet se prodhuesi më i madh në botë i çipeve të avancuara TSMC ka ndërprerë dërgesat për kompanitë Kineze.

Pasi një çip i prodhuar prej Taiwan Semiconductor Manufacturing Company u gjet në brendësi të një procesori Huawei, Departamenti Amerikan i Tregtisë ka urdhëruar kompaninë të ndërprerë shitjet e çipeve të avancuara për konsumatorët Kinezë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Huawei përballet me kufizime të mëdha tregtie nga Shtetet e Bashkuara dhe ndërprerja e shitjeve supozohet ti japë informacion qeverisë Amerikane nëse kompanitë e tjera po shmangin sanksionet.

TSMC raportohet se kishte njoftuar konsumatorët e prekur se nuk do tu shesë më çipe që prej ditës së Hënë. Çipet e avancuara kanë qenë objekt sanksionesh të cilat përdoren edhe për aplikime të inteligjencës artificiale, një industri mbi të cilën SHBA-ja ka vendosur sanksione të eksporteve nga kompani si Nvidia.

TSMC tha se është e gatshme tu nënshtrohet kontrolleve të eksporteve dhe sanksioneve. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kampioni pushton kreun e tabelës

Story i radhës

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti pjesë e Konferencës së 29-të të Ndryshimeve Klimatike COP29 në Baku

Të fundit nga

ShkoLartë