Prodhimi vendas është në krizë. Fermerët ankohen se nuk kanë treg dhe se çmimi që u ofrohet është mjaft i ulët sa nuk arrin të mbulojë kostot.
Industria e përpunimit nga ana tjetër ka ngritur shqetësimin se rënia e prodhimit të qumështit mund të sjellë mungesë të produkteve të bulmetit për konsumatorin.
Kreun e Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj ka folur për këto problematika në studion e lajmeve të Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj.
Ai tha se rënia në sektorin e blegtorisë ka nisur kohë më parë, por kjo nuk u pranua fillimisht dhe u la me qëllim pas dore.
Rrapaj shton se subvencionimi që po jepet nga ana e shtetit është e pamjaftueshme.
“Ka filluar një rënie në sektorin e blegtorisë kohë më parë. Fillimisht nuk u pranua që kishte rënie duke u dhënë shifra jo të sakta.
Në 2018 e në vijim u konstatua kjo situatë që rënia ishte me përmasa të mëdha. Situata nuk u kap në kohën e duhur ose u la vetë që të ulej numri i krerëve dhe të rritjen çmimi i qumështit. Duke filluar nga viti i kaluar u konstatua situata dhe nisi një subvencion por jo i mjaftueshëm”, tha Rrapaj.
Kreun e Këshillit të Agrobiznesit shtoi se mungesa e qumështit në vendin tonë po zëvendësohet me importin nga jashtë.
“Industria ka nisur të importojë qumësht nga jashtë. Mungesa e tregut vendas do të zëvendësohet me importet. Shumë shpejt ose do të vijë refuzimi i tyre se do të ketë rritje të çmimit. Shqetësimi jonë nuk është importi por prodhimi vendas”, tha ai.
Kreun e Këshillit të Agrobiznesit foli edhe për frutikulturën.
Sipas tij, agrumet janë në një treg më të konsoliduar, ndërsa rrushi mbetet problem.
“Frutikultura në tërësi janë në një situatë të mirë, sidomos agrumet që janë një treg i konsoliduar. Problemi i rrushit është një fenomen që ka dalë në pah që vitin e kaluar”, shtoi Rrapaj.