procesori i ri per smartfonet e rangut te mesem sjell rritje te ndjeshme performance 62879ad88504e

Procesori i ri për smartfonët e rangut të mesëm sjell rritje të ndjeshme performance

May 20, 2022
1 minut lexim

Qualcomm ditën e sotme prezantoi Snapdragon 8+ Gen 1 duke ruajtur zakonin e lançimit të versioneve të përshpejtuara të çipeve të vitit të kaluar.

Çipi i ri rrit performancën me 10% në tërësi, me 20% në inteligjencë artificiale por gjithashtu redukton konsumin e energjisë me 30%.

Në teori përdoruesit të cilët blejnë një smartfon me këtë çip duhet të kenë 1 orë më tepër jetëgjatësi baterie.

Qualcomm shpreson që çipi i ri të vijë me produkte të brendeve si ASUS, Honor, Motorola, OnePlus, Oppo dhe Xiaomi. Smartfonët me këtë çip do të jenë më tepër rifreskime sesa ndryshim radikale.

Kompania kishte ruajtur një surprizë për blerësit e smartfonëve buxhetorë. Snapdragon 7 Gen 1 vjen për të pasur 778G në harduerët Android të rangut të mesëm. Grafikat e reja të këtij çipi duhet të jenë 20% më të shpejta ndërsa përpunimi informacionit me inteligjencë artificiale rreth 30%.

Smartfonët e parë me çipin Snapdragon 7 Gen 1 debutojnë në fund të tre mujorit të dytë, jo më larg se muaji Qershor nga brende si Honor, Oppo dhe Xiaomi. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kjo eshte letra qe do te doja ti lexoja vajzes sime kur te jete 16 vjece tani eshte 6 62879a9ca9562
Story i mëparshëm

Kjo është letra që do të doja t’i lexoja vajzës sime kur të jetë 16 vjeçe. Tani është 6.

DANELLA 1 1
Story i radhës

Në stacionin zjarrfikës në Autokomandë sot u shënua 20 maji – Dita e Zjarrfikësve të Maqedonisë

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë