Në stacionin zjarrfikës në Autokomandë sot u shënua 20 maji – Dita e Zjarrfikësve të Maqedonisë

Solemniteti filloi me rreshtimin e zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski, i dorëzoi raport kryetares Danela Arsovska. Kryetarja Arsovska iu falënderua zjarrfikësve të Shkupit për përkushtimin dhe sakrificën që tregojnë në kryerjen e këtij profesioni fisnik.

– Të nderuar zjarrfikës të Brigadës Zjarfikëse të Qytetit të Shkupit, profesioni juaj është pasqyrë e përkushtimit dhe sakrificës, betejë ekipore kundër armikut të përbashkët – zjarrit. Çdo profesion ka specifikën e vet, por në zjarrfikje bashkohen guximi, sakrifica, humaniteti, përgjegjësia, profesionalizmi. Profesioni juaj është një nga ato, ekzistenca e të cilit ngjall siguri dhe paqe në qytetin tonë. Njohuritë, puna e palodhur, përvoja juaj e fituar në përballjen me sfidat me të cilat përballeni çdo ditë, duhet të respektohen dhe të shpërblehen.-tha Arsovska.

Arsovska theksoi se angazhimi i saj është që të ofrojë kushte më të mira dhe më të sigurta për punën e të gjithë zjarrfikësve, si dhe investime të vazhdueshme në kapitalin njerëzor.

– Brigada zjarrfikëse së Qytetit të Shkupit është shërbim profesional, ndërsa zjarrfikësit janë njerëz të guximshëm, të cilët shpesh herë duke u ekspozuar ndaj detyrave të rrezikshme dhe të vështira, jetën dhe sigurinë e qytetarëve e vënë para jetës së tyre. Kjo ju bën heronj të qytetit. Qytetarët e Shkupit mund të krenohen me zjarrfikësit. – tha Arsovska.

Komandanti i Brigadës Zjarrfikëse, Zvonko Tomevski, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe mirëkuptimin që e marrin nga Kryetraja e Qytetit të Shkupit dhe administrata e qytetit, e cila jep shpresë se shërbimi zjarrfikës si shërbim esencial në shoqëritë moderne do ta fitojë vendin e merituar si njësi moderne me të cilën do të krenohen të gjithë dhe do të arrihej qëllimi kryesor – siguria e  e qytetarëve të Shkupit.

Në shënimin e kësaj dite morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, kryetarë komunash, këshilltarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe mysafirë të tjerë.

Story i mëparshëm

Procesori i ri për smartfonët e rangut të mesëm sjell rritje të ndjeshme performance

Story i radhës

Baholli takon legjendën e futbollit brazilian 

Të fundit nga