Procesi i ribrandimit të Twitter në X merr hov

July 26, 2023
1 minut lexim

Twitter ka ndryshuar zyrtarisht emrin dhe logon në @X si pjesë e procesit të ribrandimit.

Si rezultatet @twitter tashmë është jo-aktiv siç edhe shkruhet në bion e llogarisë. Mbajtësi i mëhershëm i llogarisë @X shkroi në Twitter për të treguar se tashmë nuk kishte kontroll mbi emrin në fjalë të përdoruesit ndërsa nuk dihet nëse Twitter e ka blerë prej tij apo marrë kontrollin.

Gjithashtu edhe llogaritë @TwitterSupport, @TwitterDev dhe @TwitterAPI tashmë janë ribranduar në @Support, @Xdevelopers dhe @API së bashku me logon e re si foto profili.

Shërbimi i abonimit Twitter Blue tashmë quhet @XBlue ndërsa në faqen përshkruese të saj ka ende brandimin Twitter Blue.

Ribrandimi i Twitter nuk ka shkuar aq lehtë sa kompania mbase ka pritur. Aplikacionet ende kanë logon e vjetër ndërsa disa raportime thonë se Microsoft ka të drejta mbi X që prej 2003 si rezultat i Xbox ndërsa Meta ka të drejta mbi germa X me ngjyrë blu dhe të bardhë.

Kompania filloi të heqë logon e Twitter edhe nga zyrat e saj qendrore në San Francisco. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë i ndodhi? Agron Llakaj përfundon në urgjencë

Story i radhës

Itali, katër persona humbin jetën nga zjarret në rajonet jugore

Të fundit nga

ShkoLartë