Procesi i Berlinit, Pendarovski: Nuk zëvendëson integrimin në BE

December 5, 2022
min lexim

Riaktualizimi i Procesit të Berlinit me program të ri të punës paraqet lajm të shkëlqyer por i njëjti nuk paraqet zëvendësim të anëtarësimit të plotë në BE, ka vlerësuar presidenti Stevo Pendarovski në konferencën “Procesi i Rinovuar i Berlinit dhe e ardhmja e bashkëpunimit rajonal’. Sipas Pendarovskit Procesi i Berlinit paraqet instrument për kyçje sa më të shpejt të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Unionit. Ai theksoi se ndihma e paralajmëruar prej 1 milliard euro për përballjen me krizën energjetike  është shenjë solidareiteti të BE-së dhe kthim të besimit në vlerat e integrimit.

“Inicijativat rajonale të këtij lloji, për shkak të pikave referente nga e kaluara dhe për shkak të planeve më të reja të cilat u prezantuan para dy muajve, vërtetojnë se kjo është mënyra më e shpejtë që ti mbledhim të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pas kauzës së njëjtë; integrim sa më të shpejtë në BE.”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Mariçiq: Anëtërsimi deri në vitin 2030–të

Zëvendës kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq ka theksuar se anëtarësimi sa më i shpejtë në BE do të vijojë nëse ka vullnet të qartë politik për reforma të shpejta pa improvizime nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vullnet të qartë politik edhe nga BE. Antërësimi deri në vitin 2030- të është I realizueshëm, thotë Mariçiq.

“Po promovohet ideja për bashkangjitje në faza, më shpejt nevojitet të bëhen anëtare të BE-së dhe në llogari të kësaj të mos kenë të drejtat e plota në dhjetë vitet e para: të mos kenë të drejtën e veto-s, të mos kenë eurokomisioner e kështu me rradhë. Për shtetet tona më me rëndësi është të kemi një datë për anëtarësim se sa të kemi meninë e plotë të BE-së.”, tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për eurointegrime.

Saracin: Përfitojmë në fushën e ekonomisë

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor Manuel Saracin theksoi përfitimet nga procesi i ripërtëritur i Berlinit në fushën e ekonomisë

“Viti 2022 është vit i kthesave. Po shkohet një hap para për përshpejtimin e eurointegrimeve duke u përfshirë në tregun e përbashkët.”, tha Manuel Saracin, përfaqësues special i BE-së.

Të martën në Tiranë mbahet samiti Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

De Laurentiis: Gjyqtarët do të vendosin për Juventusin

Story i radhës

​Bullgaria paraqet projekte për zgjerimin e porteve Ruse e Varna për të rritur ndihmën për Ukrainën

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë