Shkolla përfaqëson një institucion të organizuar dhe të specializuar për arsimimin e ҫdo individi. Ajo vepron si një qendër mësimi në bashkëpunim të ngushtë me organizma të tjerë shoqërorë dhe ka ndikim të madh në shoqërinë e ҫdo vendi.
Shkolla është institucion edukativ-arsimor veprimtaria e të cilit është:
-zhvillimi i personalitetit, talentit dhe potencialit të plotë të aftësive mendore dhe fizike të nxënësit nëpërmjet aktiviteteve mësimore, jashtë mësimore dhe aktiviteteve të tjera.
-Përvetësimi i njohurive shkencore dhe artistike me karakter nacional dhe botëror.
-Mësimdhënia aktive intelektuale nëpërmjet të nxënit gjatë gjithë jetës.
-Zhvillimi tek nxënësit, rrespekti për mejdisin.
-Hulumtimeve me qëllim të përparimit të punës edukativo-arsimore.
Edukimi i fëmijëve në shkollë dhe edukimi në familje janë një proces i pandarë. Udheheqës dheorganizator i këtijprocesi është kolektivi pedagogjik i shkollës. Në organizimin e punës me familjet e nxënësve, shkolla niset nga një unitet detyrash, realizimi i të cilave ndikon drejpërdrejtë në zhvillimin harmonik e të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës.
Është shumë e rëndësishme që ende pa hyrë fëmijët në shkollë, e sidomos në vitin e parë të shkollës, që prindërit të bëhen bashkëpjesëtarët e procesit pedagogjik.
Familja është shkalla e parë shoqërore në jeten e njeriut. Ajo që në moshat e hershme drejton njohuritë, dëshirat e ndjenjat e fëmijëve. Nën drejtimin e prindërve, fëmija fiton përvojen e parë nga jeta, njohuritë elementare në veprimtaritë që e rrethojnë, njohuritë dhe shprehitë e jetës në shoqëri.
Përshtatuni me moshën e fëmijëve: Mos harroni që fëmijët tuaj nuk janë kopjet tuaja. Ato janë individ të më vetësishëm, por me dëshirat dhe nevoja konkrete. Prandaj merrni parasysh moshën e tyre sa herë vendosni diqka për ta.
Nje komunitet është më shumë se një grup njerëzish që jetojnë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë.
Një komunitet i bashkon njerëzit që kanë disa aspekte të përbashkëta, duke përfshirë vlerat, normat dhe fenë.
Njerëzit që i përkasin një komuniteti të caktuar mund të marrin pjesë në të njëjtat institucione arsimore, të ndajnë aktivitetet dhe të blejnë mallra nga dyqanet e njëjta.
Përfshirja e familjeve dhe e komunitetit në punen e shkollës është njëri prej elementeve kryesore për të arritur rezultate më të mira të nxënësve, si dhe për shkollat e hapura dhe më demokratike.
Shkolla si qendër e të mësuarit në komunitet, është vendi ku mund të ndërtohen dhe të zhvillohen marrëdhëniet e partneritetit në atë komunitet. Ato luajne rol të rëndësishëm, në lidhje me faktin se si një komunitet mund të bëhet vend ku të mësuarit dhe jeta ndërthurren me qëllim që të krijohen kushte me të mira për të gjithë banorët e këtij komuniteti.