Procesi gjyqësor ndaj Shaban Gogajt i kthehet normalitetit, ky i fundit refuzoi të deklarohet pasi iu lexua aktakuza

min lexim

Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj është zhbllokuar, pasi është caktuar mbrojtëse sipas detyrës zyrtare, avokatja Sabrije Abazi. Ndërsa, i akuzuari Gogaj, pas leximit të aktakuzës, refuzoi të deklarohet.

Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova njoftoi se avokatja Abazi është caktuar sipas detyrës zyrtare si avokate në gatishmëri, në përputhje me radhën sipas memorandumit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).

Kjo ngase, avokati Blerim Ademaj, refuzonte të jepte mbrojtje me arsyetimin se nuk e kishte pasur radhën.

Më pas, prokurori Isuf Sadiku e lexoi aktakuzën, por i akuzuari Gogaj tha se nuk dëshiron të deklarohet.

I njëjti shtoi se dëshironte për avokat Besnik Berishën dhe se nuk kishte nevojë për avokat tjetër.

Edhe i akuzuari Isuf Cacaj i ngarkuar për armëmbajtje pa leje, tha se nuk dëshiron të deklarohet.

Cacaj tha se kishte përfunduar gjykimi për të dhe nuk dëshiron të deklarohet.

Kjo është hera e parë që seancat i janë kthyer normalitetit pas përjashtimit të avokatit Besnik Berisha nga rasti. I akuzuari Gogaj ka refuzuar të gjithë avokatët e caktuar nga trupi gjykues.

Shaban Gogaj akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, e cila ndodhi në shtator të vitit 2018./BetimipërDrejtësi/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frrok Çupi kallëzon në SPAK gjyqtarin e njohur

Story i radhës

Delegacioni i FC Ballkanit e viziton shtatoren e Adem Jasharit në Sivas të Turqisë

Të fundit nga