Procedura për njohjen e diplomave të huaja do të jetë në mënyrë elektronike (Linku)

November 3, 2022
1 minut lexim

Procedura për njohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore prej nesër, 4 nëntor, do të realizohet vetëm në mënyrë elektronike.

Parashtrimi i kërkesës për nostrifikimin/ekuivalentimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me rregulloret ekzistuese ligjore, si dhe pagesa elektronike do të bëhet përmes portalit www.e-uslugi.mon.gov.mk.

“Softueri i përgatitur në prapavijë mundëson menaxhimin elektronik dhe zgjidhjen e lëndëve nga komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në këtë mënyrë konsiderueshëm shkurtohet koha, por edhe shpenzimet e bëra gjatë përdorimit të këtij shërbimi”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH thekson se procesi i digjitalizimit të arsimit dhe shërbimeve arsimore do të vazhdojë të jetë një nga synimet prioritare në përcaktimet programore të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me qëllim të modernizimit dhe integrimit të sistemit arsimor kombëtar në hapësirën arsimore evropiane. Ministria njofton se në të ardhmen do të digjitalizohen edhe një sërë shërbimesh të tjera dhe për këtë opinioni do të njoftohet me kohë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tentativat për të hyrë në zgjedhje të bashkuar, Bardhi: Dështuam se Berisha ka synim kryesor t’i njohim statutin

Story i radhës

Studimi: Miqësia me ish partnerin është shenjë e këtij problemi mendor

Të fundit nga

ShkoLartë