Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot së bashku me përfaqësues të EVN-Maqedoni do të viziojnë Komunën e Haraçinës dhe do të zhvillojnë takim me kryetarin Ridvan Ibraimi.
Pas takimit, në ora 15:00 para godinës së Komunës së Haraçinës është planifikuar deklaratë për media.
Kujtojmë se ditën e djeshme përpara zyrave të EVN-së në Butel, banorët e Haraçinës protestuan të revoltuar pasi në këtë fshat kompania energjetike nuk intervenon për të sanuar defektet dhe i injoron kërkesat e konsumatorëve.
EVN tha se difekti ka ardhur për shkak të stërngarkesës në nënstacione por protestuesve nuk ju intereson difekti, këkrojnë që tu rregullohet e të mos vuajnë mungesën e rrymës.