Alphonso Davies është rikthyer në stërvitje pas një problemi në zemër, me Bayern Munich qw po tregohet shumë i kujdesshëm ndaj yllit kanadez.
21-vjeçari nuk ka luajtur për Bavarezwt që nga dhjetori, pasi u diagnostikua me miokardit pas një periudhe me COVID-19 në fillim të vitit 2022.
Davies u fotografua përsëri në stërvitje të dielën në mëngjes, ndërsa ai përfundoi një seancë të lehtë me trajnerin e fitnesit të Bayernit, Holger Broich, dhe mjekun e ekipit Jochen Hahne.
Bild raporton se Bayern mbetet i kujdesshëm për të nxituar rikthimin e Davies në veprim për shkak të gjendjes së tij të zemrës, pasi mbetet e paqartë nëse ai do të kthehet në veprim këtë sezon.
Davies përfundoi një seancë 35 minutash në terrenin stërvitor të Bayernit të dielën, me ndihmën e trajnerit të fitnesit Broich. Mësohet se ai ka marrë pjesë në disa ushtrime të lehta vrapimi dhe drejtimi përpara se të përfundonte me 20 minuta vrapim.