problemet me pasurine kpk shkarkon prokuroren e tiranes elina kombi 61fc006ab98d7

Problemet me pasurinë/ KPK shkarkon prokuroren e Tiranës, Elina Kombi

February 3, 2022
1 minut lexim

Prokurorja e Tiranës, Elina Kombi u shkarkua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi siç tha kryesuesja e seancës gjatë njoftimit të vendimit, ajo nuk arriti “të përmbysë gjithë barrën e provës në kriterin e pasurisë”.

Kombi ishte hetuar vetëm për këtë kriter dhe trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin, njoftoi se vendosi të rrëzonte një kërkesë për çelje hetimesh në dy kriteret e tjera.

Bekteshi tha gjatë njoftimit se Kombi kishte sjellë prova dhe përmbysur vetëm pjesërisht gjetjet shkarkuese. 

Gjatë seancës dëgjimore u konstatuan pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Pogradec të përfituar nëpërmjet privatizimit; për ndërtimin e një shtese; për një shtëpi me tre kate të trashëguar prej bashkëshortit nga i ati, por ku ka investuar edhe subjekti; si dhe u ngritën dyshime se në këtë rezidencë ushtrohej veprimtari hotelerie e paregjistruar.

Elina Kombi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pyetet per haaland ja pergjigja e laportas 61fc006706c1d
Story i mëparshëm

Pyetet për Haaland, ja përgjigja e Laportas

zakharieva maqedonia e veriut nuk ka pasur fokus fillimin e negociatave me be ne por mosperfshirjen e kerkesave bullgare 61fc014e2e68f
Story i radhës

Zakharieva: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur fokus fillimin e negociatave me BE-në, por mospërfshirjen e kërkesave bullgare

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë