Probleme me sistemin “Termini im”, qytetarët nuk shkojnë në termin të caktuar

November 22, 2024
1 minut lexim

Shkup, 22 nëntor – Në shëndetësinë publike ka problem me sistemin “Termin im”, theksoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski. Sipas tij, shumë herë qytetarët nuk paraqiten në terminet e caktuara, prandaj po punohet për zgjidhjen e këtij problemit.

Ai u ka bërë apel qytetarëve, që nëse nuk mund ta shfrytëzojnë terminin e caktuar, ta anulojnë atë më së voni deri në ditën e fundit, me SMS ose në kontakt me mjekun.

“Ne përcjellim të dhënat për terminet e planifikuara dhe të shfrytëzuara. Problemi është i madh, sepse në këtë mënyrë u hiqet radha atyre që vërtet kanë nevojë për një procedurë diagnostike. Në Shkup, nga gjithsej 4.070 termine të planifikuar për tomografi kompjuterike, 970 pacientë nuk janë paraqitur, që është mbi 23% e terminit pa anulim.”, – deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski.

Ministria po punon në mënyrë aktive për gjetjen e zgjidhjeve dhe bashkëpunon me sistemin “Termini im” dhe me Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Në disa vende, mosparaqitja dy herë në termin sjell gjoba ose kufizime të mundësisë për termin të ri, por Andovski theksoi se në Maqedoni do të apelojmë dhe do të bisedojmë me të gjitha palët para se të marrim vendimin përfundimtar.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fonseca: Respekt për Juventusin, por jo frikë

Story i radhës

Gashi: Në Manastir u përjetësua bukuria e gjuhës shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë