Probleme me energjinë elektrike, banorët e fshatit Muzeqinë protestojnë

min lexim

Janë duke ardhur për t’ju bashkangjitur bashkëfshatarëve tjerë.

Kjo pasi këta banorë të fshatit Muzeqinë të Shtimes po kanë probleme me energji elektrike.

E sot kanë vendosur të protestojnë kundër Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike.

“Kjo protestë ka ndodh si rezultat i shumë pritjeve që i kemi pas na nga KEDS-i, kemi shfrytëzu të drejtën tonë të peticionit por nuk janë përgjigjur dy herë radhazi, andaj si nevojë emidiate që ne si banorë nuk kemi gjënë elementare të jetës që është rryma elektrike dhe çdo pajisje është në jo funksion për shkak të rrymës tepër të dobët”, thotë Burim Bibaj, banor i fshatit.

Policia erdhi që të mundësojë qarkullimin e veturave.

“Policia deshtën me na deviju që mos me blloku rrugën por ne jemi të vendosur me blloku rrugën, nuk jemi ne kundër shtetit, na po dojme me shprehë pakënaqësinë që kur ta paguajmë një faturë ta dimë pse pe paguajmë atë faturë, nuk paguajmë kot”, tha Xhevdet Biba.

Një prej protestueseve tha, që shkak i rrymës po kanë telashe edhe me familjarët e sëmurë që i kanë në shtëpi.

“Fatkeqësisht është aq e dobët rryma për këto 4 vite prej kur kemi dalë në shtëpia të reja saqë edhe aparatin e oksigjenit për nënën 80 vjeçe nuk e furnizon. Pra nuk ka mundësi mu furnizu as çështja elementare për një pacient, u shpreh Bedri Roshaj.

Banorët e këtij fshati tregojnë problemet me të cilat ata ballafaqohen tash e disa vite.

“Dimrit jam ardhë, e kam me pelet nxemjen, po vjen çika, tha o babë nuk pe ndez, kom shku kam marrë përforcues dhe me xhixha kemi qendru, tani po prishet frigoriferi, po prishen krejt mjetet, televizori po digjet, çdo sen është tu na shku dëm”, u shpreh Haki Biba.

Televizioni për këtë çështje ka pyetur KEDS-in, të cilët kanë thënë që po vazhdojnë me investime në fshatin Muzeqinë.

“KEDS në këtë fshat ka investuar fuqishëm duke e vendosur trafon e re në vitin 2015 dhe e ka ndërtuar komplet rrjetin e ri kabllor për konsumatorët e kyqur në atë trafo. Sigurisht këto investime nuk do të ndalen aty. Kompania do të vazhdojë me investime, sic ka bërë dhe po bënë për ta rregulluar rrjetin dhe rritur kualitetin e shërbimeve për të gjithë konsumatorët”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it.

Ndërkohë, protesta zgjati rreth një orë dhe kaloj e qetë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Balonat me mbeturina të dërguara nga Koreja e Veriut ndërprejnë fluturimet në Seul

Story i radhës

Del në ankand video-loja më e rrallë e Nintendos, ky është çmimi aktual

Të fundit nga