Prizreni të premten shënon “Ditën pa Makina”, qarkullimi i automjeteve bllokohet për një orë

min lexim

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të premten do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve për një orë në segmentin nga objekti i Administratës deri te Shtëpia e Bardhë për shkak të shënimit të “Ditës pa Makina”.

“Nesër, më 20 shtator 2024, nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të bllokohet rruga nga objekti i Komunës së Prizrenit (rruga “Remzi Ademaj”) deri në kryqëzimin me rrugën “Adem Jashari” dhe deri në Sheshin e Komandant Drinit, respektivisht para Shtëpisë së Bardhë. Me këtë rast shënohet simbolikisht ngjarja ndërkombëtare “Dita pa Makina” që organizohet në shumë vende të botës, në të cilën qytetarët lëvizin pa makina dhe në vend të tyre ngasin biçikleta, karroca apo edhe ecin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Në të njëjtën kohë është theksuar se qëllimi i kësaj ngjarjeje është inkurajimi i qytetarëve për shfrytëzimin e mjeteve transportuese urbane, zbutja e ndikimeve të ndryshimeve klimatike globale, ku rritja e vëmendjes i kushtohet bashkëveprimeve të menjëhershme për shëndetin, që vijnë së bashku me reduktimin e emetimeve të karbonit.

“Luteni për mirëkuptim dhe ftoheni të gjithë ta festoni “Ditën pa makina”!”, përfundon njoftimi i Komunës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmi me dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur në Bejrut, zëdhënësja e OKB-së: Po shkelet ligji ndërkombëtar humanitar

Story i radhës

Kujt po i thotë të dua Dafina Zeqiri?

Të fundit nga