Priyanka Chopra dhe Nick Jonas bëhen prindër për herë të parë

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

Çifti, të cilët janë të martuar prej tre vitesh, e ndanë lajmin ditën e sotme me një postim të njëjtë në llogaritë e tyre në Instagram.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë se jemi bërë me një fëmijë nga një nënë surrogate. Me respekt kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë, ndërkohë që fokusohemi te familja jonë,” shkrujtën ata.

Çifti nuk e bënë të ditur emrin dhe gjininë e foshnjës.

Chopra, 39 vjeç dhe Jonas, 29 vjeç, u martuan në vitin 2018 me një ceremoni të krishterë dhe me një ceremoni hindu në Indi.

Në një intervistë në fillim të këtij muaji me Vanity Fair, Chopra tha që do donin të kishin një fëmijë në të ardhmen, por nuk përmendi se prisnin të bëheshin prindër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet detektivi, i cili përdorte kamera spiune për të filmuar fshehurazi gratë e zhveshura

Story i radhës

Parashikimi i motit për ditët në vijim

Të fundit nga