Pritja ledhatuese e Albinit në Paris, fjalori i pistë dhe fëmijëror në Parlament dhe asgjë më shumë se lojë, nga Serbia

November 10, 2022
min lexim

Kur ke intelekt të respektojnë, kur ke guxim të ledhatojnë, kur je i vendosur me të drejtë; të nderojnë, të dëgjojnë dhe njëkohësisht të marrin, pranojnë dhe diskutojnë, shumë seriozisht.

Pritje ledhatuese, mirëpo njëkohësisht edhe e ngrohtë nga Manuell Macron, ndaj Albinit në Paris!

Athua pse?

Sepse me të drejtë Albini kërkon, reciprocitet, shkatërrimin e bandave kriminale serbe në veri dhe shtrirjen e Sovranitetit Suprem, në tërë territorin e Repubikës dhe sigurisht, jo pse ka ndonjë simpati të vaçantë Macroni, ndaj Albinit.

As më shumė dhe as më pak, me shumë të drejtë dhe ç’doherë, mbi bazën e ligjeve në fuqi Albini kërkon; drejtësi dhe sovranitet edhe në veri.

Gjithashtu, gjatë seancës së sotshme në Parlament ku u diskutua për gjendjen në veri, n‘vend se t‘dakordohen dhe veprojnë bashkë, kundër armikut shekullor të përbashkët Serbinë ne dëgjuam; sharje ofendime dhe madje edhe diskutim në gjuhën serbe, duke treguar se dinë të flasin „serbishtë“ dhe nëse është nevoja edhe kërcejnë dhe „dridhen“, njëkohësisht!

Asgjë më shumë se lojë.

Edhe sot u kuptua loja e Serbisë, jo vetëm ndaj Kosovës pe edhe ndaj SHBA-ës dhe BE-an nga deklarata e Ministrit serb të Mbrojtjes Millosh Vuçeviç:

Ushtria e Serbisë është e aftë për luftë, por nuk e kërkon një të tillë.

Ne nuk duam të kthehemi në vitin 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke shkrepur armët apo duke luajtur lojëra lufte”, u shpreh Ministri serb i  Mbrojtjes, duke shtuar se dialogu është e vetmja alternativë për të zgjidhur situatën aktuale.

Më shumë se qesharak, me NATO-n me luftuar, mos t‘lutem e keni provuar, madje UÇK-ës i‘u ka futur frikën në palcë më shumë se NATO.

Ju serb kriminel, ç’doherë jeni dhe veproni njejtë, njëkohësisht kryeni krime, djegje të veturave, shtëpive, dëbimin nga shtëpitë dhe vrasjen e shqiptarëve.

Jeni kriminel, ordiner dhe vetëm frika, i‘u NDALON!

Sa për Albinin, mund ta pyesim!?

Albin apo largohesh, „na“ jena gati!

Largohu Albin se jena gati bashkė me „shkijet“, nëse mundemi kena me t‘rrëzu.

Na prishe me amerikan, duke kërkuar të drejtën dhe reciprocitetin për shtrirje të sovranitetit.

Ehh Albin…., sa i përket ballafaqimit, dialogimit me Serbinë, deri tani ke treguar se jeni numër „Një“.

Është shumë e vërtetë se unë personalisht, nuk jam pajtuar as me kolacionin e zonjës, tani Presidente që me një fjali, më shumë se të përsëritur, para dhe gjatë fushatës elektorale, sigurisht bashkë me ty erdhi në pushtet dhe aq më pak me ministrat dhe deputetët, analfabet adoleshent.

Mirëpo duhet REALITETIN, ta pranojmë t‘gjithë, pavarësisht dallimeve, bindjeve politike dhe shfrytëzimit apo më mirë të thuhet, rivalitetit të ndërsjellë nga t‘gjithë „akterët politikë“

Për Serbinë apo rreth Serbisë, jeni „Penicilin“ Albin!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blatter bën propozimin e fortë

Story i radhës

​Karakteristikat e njerëzve të lindur në nëntor

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë