Pritet raund i ri i bisedimeve Ukrainë-Rusi

March 28, 2022
1 minut lexim

Bisedimet: Rundi i ri midis Ukrainës dhe Rusisë prite të mbahet në Turqi nga 28 deri më 30 mars, tha negociatori ukrainas, David Arakhamia. Ky do të jetë rundi i dytë i bisedimeve midis palëve që do të mbahet në Turqi, pasi më 7 mars, në këtë shtet u takuan kryediplomatët ukrainas dhe rusë.

Luftimet: Rusia po tenton që ta ndajë në dy pjesë Ukrainën, duke krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska, pasi dështoi që ta pushtojë të gjithë vendin tha inteligjenca ushtarake ukrainase. Rajoni lindor ukrainas, Luhansk, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, mund të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë. Ukraina tha se ka zmbrapsur pesë sulme ruse në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, teksa Ministria britanike e Mbrojtjes, tha se rusët nuk kanë bërë përparim gjatë 24 orëve të fundit.

Çernobil: Një ministër ukrainas tha se ka pasur zjarr në afërsi të centralit të çmontuar bërthamor të Çernobilit. Ky central, që ka qenë skenë e incidentit më të madh bërthamor në botë më 1986, vazhdon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase.

Civilët: Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Numri real i viktimave megjithatë konsiderohet të jetë më i lartë. Sipas OKB-së, mbi dhjetë milionë persona janë zhvendosur për shkak të dhunës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusët vazhdojnë luftimet e ashpra në Mariupol, tentojnë të pushtojnë portin

Story i radhës

Çfarë shprehin ngjyrat në vizatimet e fëmijëve?

Të fundit nga

ShkoLartë