Pritet dorëheqja e drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi

April 13, 2022
1 minut lexim

Tre ditë pas publikimit të lajmit se Avokat i Shtetit ka ngritur kallëzime penale kundër ish prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike, Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski, si dhe ish hetuesin e asaj kohe Arafat Muaremi, i cili tani është drejtor i Policisë Financiare, jozyrtarisht mësohet se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit.

Nga burimet jozyrtare mësohet se kërkesa që i është parashtruar Muaremit ka qenë e njëjtë me atë që i është kërkuar tashmë ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Mësohet se Kovaçevski i ka sugjeruar drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi që në këtë fazë kur nga Avokati i Shtetit janë ngritur dyshime për punën e tij, do të ishte e drejtë që i njëjti vet të largohej nga posti që e mban.

Siç dihet, ditë më parë në emisionin Kod të TV Telma u publikuan faksimilet e dokumenteve – kallëzime penale që u janë dorëzuar dy institucioneve: Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion si dhe Qeverisë. Kallëzimi penal është ngritur për shkak të dyshimit për veprën penale “Bashkim kriminel për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “Punë të pakujdesshme”. Sipas kallëzimit penal të Avokatit të Shtetit: “Ata së bashku me marrëveshje në grup, i denoncuari i parë (Artan Ajro),dhe i denoncuari i dytë (Gavril Bubevski) në procedurë para gjykatës, ndërsa i denoncuari i tretë (Arafat Muaremi) në procedurë hetimore, duke e ditur gjendjen pronësore të denoncuarit të katërt, Sead Koçan, kanë lejuar dhe nuk i kanë penguar pasojat të ndodhura nga veprimet e pazakonta nga ana e të denoncuarit të katërt. I denoncuari i parë dhe i dytë sipas Kallëzimit penal ‘nuk i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, ndërsa për të cilat kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin në procedurën’, qëndron në Kallëzimin penal të Avokatit të Shtetit. Më tepër lidhur me lajmin mund të lexoni duke klikuar KËTU.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri në takim me SASHK-un: kthimi i nxënësve në bankat e shkollës është prioritet

Story i radhës

Klinika Infektive në Shkup do të jetë e mbyllur për dy javë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë