Prishtina synon fitoren e radhës

min lexim

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (18 Shtator) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj ndaj KF Drenicës.

Sfida në fjalë i takon xhiros së tetë të elitës së futbollit kosovar dhe fillon nga ora 15:00.

FC Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi vjen në këtë duel pas fitores së arritur në xhiron e fundit ndaj Malishevës me rezultat 4:2 dhe motivi për të vazhduar me fitore nuk mungon as ndaj Drenicës.

Mesfushori ynë që luan edhe mbrojtës, Muhamed Useini ka folur për ndeshjen ndaj drenicasve për faqen zyrtare të klubit.

“Kjo është ndeshje shumë e vështirë ndaj një kundërshtari të mirë si Drenica, e cila luan shumë mirë në shtëpi. Ne si Prishtinë do t’i marrim të gjitha masat që nga kjo ndeshje të dalim me rezultat pozitiv.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë sepse ekipi po përbëhet nga super-djemë dhe jemi duke funksionuar sikurse një familje.

Prishtina në çdo ndeshje synon për ta arritur maksimumin. Duke dhënë 100 përqind nga vetja jonë dhe si ekip. Besoj se edhe rezultati nuk do të mungojë”, tha Useini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Profesionet që femrat i preferojnë tek një mashkull

Story i radhës

Karabaxhaku fiton medaljen e artë në Berovo të Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga