Kampioni i Kosovës, Rahoveci, po përgatitet për sfidën e madhe të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Djelmoshat e Rahovecit janë gati për përballjen me CS Minaur Baia Mare nga Rumania.
Synimi i klubit nga qyteti i rrushit janë të shkruajnë historinë, të kualifikohen në të tetën e finales.
“Të shtunën, në ora 19:00, në palestrën Mizahir Isma, KH Rahoveci përballet me ekipen rumune, CS Minaur Baia Mare në raundin e tretë të EHF European Cup.
Këtë vikend, të gjithë në Rahovec për të shkruar edhe një sukses të hendbollit kosovar”, shkruan në faqen e KH Prishtinës.
Burimi: botasot.info