Prishtina me probleme të mëdha/ Nga LDK flasin për planet e radhës të kryetarit Rama – ja si duhet të veprohet!

October 21, 2022
min lexim

Situata në vend po vazhdon të jetë e mbushur me ngjarje e zhvillime të shumta politike. Por, nuk janë të pakta as zhvillimet në kryeqytet. Ndërkohë, që qeverisja e re në komunë, pretendon për zhvillim të projekteve të rëndësishme, dhe realizim të disa të tjera në vitin e parë, opozita shpesh ka kritika dhe ka pretendime se gjërat nuk po shkojnë si duhet.

Ne kemi bërë një intervistë për “Bota sot”, për situatën aktuale në Prishtinë me asamblisten, Jeta Rafuna.

Rafuna është asambliste e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe po vazhdon t’i përfaqësojë votuesit e saj dhe interesat e qytetarëve përfshirë çështjet që i mundojnë ata.

Image

Jeta Rafuna

Ajo për gazetën foli për shumëçka, duke përfshirë këtu edhe situatën politike në vend.

Asamblistja u shpreh se Prishtina ka mjaft probleme të mëdha, mirëpo kryetari Rama po pritet të sjellë ndryshime të mëdha.

Gjithashtu ajo ceku që kryetari Rama është shumë llogaridhënës dhe i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal.

Ndër të tjera ajo u shpreh që inatet politike duhet të lihen anash dhe të punohet për të mirën e vendit.

Intervista e plotë

“Bota sot”: Si e vlerësoni situatën aktuale në Komunën e Prishtinës?

Jeta Rafuna: Situata në Komunën e Prishtinës është e mirë, ka dinamikë të madhe të punëve nga kryetari Përparim Rama, nga ekzekutivi dhe një punë e madhe është duke u bërë edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Bota sot”: Cilat janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohet kryeqyteti dhe sa po arrin t’iu jap zgjidhje atyre kryetari Rama?

Znj. Rafuna: Prishtina si Kryeqytet dhe si qytet i madh ka mjaft probleme. Kryetari Rama e ka gjetur Prishtinën me probleme të mëdha të trashëguara vite pas vitesh, nga një ish-qeverisje e dobët komunale. Kryetari Rama që nga dita e parë e punës ka pas fokus të veçantë në të gjitha temat dhe dikasteret e Komunës ku për 9 muaj qeverisje ka bërë mjaft punë të mëdha, tu e pas parasysh se këtë vit kemi operuar me një buxhet të planifikuar nga një ish-qeverisje. Gjithashtu sivjet nuk ka pasur rishikim të buxhetit dhe bllokimi i kontratave për një kohë të gjatë në OSHP dhe rritja e çmimeve e kanë vështirësuar situatën. Por, së shpejti hyjmë në vitin e ri ku kemi planifikuar projekte të madha të premtuara nga kryetari Rama në fushatë dhe Prishtinën e pret shumë shpejt zhvillimi dhe transformimi.

“Bota sot”: Ju si asambliste e Kuvendit të Prishtinës, cila mendoni se është mënyra më e mirë për lehtësimin e jetës së qytetarëve?

Znj. Rafuna: Si asambliste e Kuvendit Komunal e votuar nga qytetarët e kam për obligim që të punojë pandalur që qytetarëve t’iu lehtësohet jeta, duke u angazhuar për secilën temë në Kuvendin Komunal, duke propozuar projekte që nga ndriçimi publik e deri tek investimet kapitale.

“Bota sot”: Si është bashkëpunimi i Ramës me Kuvendin Komunal?

Znj. Rafuna: Kryetari Rama përveç dinamikës së madhe të punëve është Kryetar shumë llogaridhënës dhe i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal.

“Bota sot”: Po me opozitën sa është bashkëpunues kryetari në zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit?

Znj. Rafuna: Kryetari Rama është bashkëpunues edhe me opozitën dhe në secilën seancë qëndron gjatë gjithë kohës dhe raporton dhe informon për secilën punë që është duke e bërë në Komunë.

“Bota sot”: Znj. Rafuna, si i keni parë ju zhvillimet në politikë, a mendoni që duhet lënë inatet politike dhe të punohet më shumë?

Znj. Rafuna: Inatet politike mendoj që duhet të lihen anash. Si Komunë po hasim pengesa dhe bllokime mjaft nga Qeveria duke mos na përkrahur dhe bllokuar në shumë nisma që i votojmë në Kuvendin Komunal.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky: Sulmet në objektet e energjisë synojnë të rrisin migrimin

Story i radhës

Tërmet politik në Britaninë e Madhe

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë