Ka filluar të bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 10 mijë e 800 raste aktive me koronavirus, e që më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës.
Aktualisht në Prishtinë janë 2 mijë e 407 raste aktive me COVID-19.
Ndërsa e dyta për numrin më të lartë të rasteve aktive është Komuna e Pejës, me 801 raste, Gjilani me 711, Ferizaj me 705, Prizreni me 646, Fushë Kosova me 505, Gjakova me 457 raste, Podujeva 437, Lipjani 429, Mitrovica 379, Klina 334, Vushtrria 295 si dhe vende tjera me qindra, e dhjetëra raste aktive me COVID-19.
Të hënën IKShPK njoftoi për dy raste të vdekjes dhe 247 raste të reja me COVID-19.