​“Prishtina Mall” hapet më 9 mars 2023, do të punësohen 2500 persona

October 23, 2022
min lexim

Qendra më e madhe tregtare “Prishtina Mall” pritet të hapet më 9 mars 2023. Ky është investimi më i madh që është bërë në këtë fushë ndonjëherë në Kosovë.

Qendra më e re tregtare me sipërfaqe 250 mijë metra katrorë do të ketë mbi 200 brende prestigjoze ndërkombëtare, si dhe do të hap mbi 2500 vende të punës.

Investimet në “Prishtina Mall”, kapin shifrat financiare deri në 400 milionë euro, e që po konsiderohet të jetë një prej qendrave më të mëdha tregtari në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i bordit të aksionarëve në “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi njëherësh pronar i “Jysk” dhe “KFC” për Kosovë, ka thënë për KosovaPress, se punimet për ndërtimin e “Prishtina Mall”, janë në fazën përfundimtare, i cili pret që në pranverën e ardhshme të jetë e gatshme për blerjet e preferuara dhe argëtim.

Biznesmeni Zymberi pret po ashtu të ketë një fluks të madh të vizitorëve deri në 15 milionë brenda vitit.

Zymberi: Më 9 mars hapet “Prishtina Mall”

“Jemi në fazën përfundimtare të punimeve… Hapja zyrtare e “Prishtina Mall” do të jetë më 9 mars të vitit 2023. I kemi edhe 4 muaj e dy javë dhe ne jemi në përfundim të punimeve. Të gjithë qira marrësit që janë të kontraktuar kanë filluar punimet e tyre. Ne në ditën e hapjes dhe në të gjithë ditët tjera në vazhdim presim një fluks të madh të vizitorëve pasi që është fol shumë për këtë qendër, pasi që është e veçantë, duke filluar nga madhësia e saj, prezencën e brendeve për herë të parë në Kosovë. Këto brende nuk janë as në vendet e rajonit, në Maqedoni të Veriut, e as në Shqipëri. Kjo qendër tregtare po ashtu ka sipërfaqe të argëtimit më të madhe në Evropë”, thekson Zymberi.

Këngëtari që drejton bizneset më të njohura në Kosovë, Zymberi thotë se “Prishtina Mall”, do t’i mbajë qytetarët e Kosovës brenda vendit për t’i kryer blerjet e preferuara, gjithashtu do të sjellë edhe dhjetëra mijëra turistë nga vendet e rajonit për ta parë modelin më të ri të qendrave tregtare në rajon.

Afaristi shprehet se “Prishtina Mall”, do ta ketë liderin e operatorëve të kinemave në Evropë me teknologjinë më të re.

Ai ka thënë po ashtu se ky projekt është me arkitekturë unike të bazuar në pamjen e Maleve të Sharrit.

Zymberi: “Prishtina Mall” me sipërfaqe 250 mijë metra katror

“Ashtu qysh kemi shkuar ne vendet tjera, kjo qendër do të na i sjell njerëz nga jashtë këtu. Sidomos nga Shqipëria, Maqedonia, dhe më gjerë. Me një fjalë çdo njeri që vjen në Kosovë, do të vjen këtu në “Prishtina Mall”, sepse është një objekt i veçantë, është një formë e re e të bërit shoping. Nëse flasim për sipërfaqe, bruto janë 240 mijë metra katror, parking me sipërfaqe jashtë dhe brenda për 5 mijë vetura pa pagesë, plus nga kjo sipërfaqe vetëm 116 mijë metra katror janë të lëshuara me qira, pjesa tjetër janë shëtitore dhe parqe. Nga 116 mijë metra katrore, 30 për qind janë për argëtim”, thotë ai.

Zymberi ka thënë se investimet deri tash kanë arrit 200 milionë euro pa i përfshirë investimet e brendeve.

Megjithatë, ai thotë se inflacioni i lartë sfidoi punën e 15 aksionarëve në këtë projekt madhor.

Zymberi thotë po ashtu se shumë kompani vendore dhe buxheti i shtetit përfituan nga ky projekt, dhe siç u shpreh ai, do të ketë ndikime pozitive edhe në rritjen e GDP-së.

Biznesmeni Zymberi pret që brenda një viti numri i vizitorëve të jetë së paku 15 milionë.

Zymberi: Presim t’i kemi së paku 15 milionë vizitorë brenda vitit

“Ne parshohim t’i kemi së paku 15 milionë vizitorë brenda vitit. Për këtë arsye ne jemi përgatitur që kjo qendër me ndërruar komplet formën e të bërit shoping në një qendër tregtare…Edhe inflacioni na ka krijuar një vështirësi të madhe pasi që inflacioni ka shkaktuar rritjen e çmimeve, kemi raste deri në trefish janë rritur çmimet për produkte. Kjo na ka shkaktuar vështirësi shumë në planet e financimit. Vetëm ne si investitorë të “Prishtina Mallit” deri në ditën e hapjes janë mbi 200 milionë euro investime pa i përfshirë investimet e brendeve që i bënë secili vetë brenda lokaleve të tyre, plus malli që do të futet, kështu që nga 9 mars 2020 deri më 9 mars 2023 në “Prishtina Mall” janë futur rreth 400 milionë euro. Këto shifra besoj që do të ndikojnë edhe në GDP-në e Kosovës. Kjo shumë vetëm në TVSH do të ketë ndikim të madh. Plus në aspektin e punësimit do të jenë mbi 2500 punëtorë të punësuar permanent. Sot kur po flasim janë rreth 1500 persona duke punuar në ndërtim”, thotë ai.

Kryetari bordit të aksionarëve thotë se me këtë qendër tregtare, Kosova futet në hartë botërore.

Zymberi: “Prishtina Mall” e fut Kosovën në hartën botërore

“Të gjitha bizneset qe janë aksionarë në këtë kompani janë nga Kosova, janë biznese të mirënjohura të Kosovës… Ky investim na bën neve më të fortë dhe e bën Kosovën më të fortë. Kosova futet në hartë botërore që nga të 100 qendrave në Botë, një prej tyre është në Republikën e Kosovës, dhe në një formë të gjithë fitojmë me këtë qendër”, u shpreh ai.

Në këtë qendër tregtare që nisi së ndërtuari më 9 mars të vitit 2020, 98 për qind e ndërtimit është bërë nga kompanitë vendore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria shkarkohet nga përgjegjësia, drafti: Ulen gjobat për nëpunësit që nuk japin informacion

Story i radhës

Shpërthen fabrika e barutit në Rusi, punonte 24 orë në ditë për të furnizuar luftën

Të fundit nga

ShkoLartë